Paraditen e sotme, pranë Bashkisës së Durrësit është ngritur një qendër ndihmash për familjet e prekura nga tërmetet.
Përmes një postimi në faqen e Facebook-ut, Bashkia Durrës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë ata që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë.
“Ç'dokush nga ju mund të japë rroba apo ushqime!”, shkruhet në postim.
Dy ditë më parë, vendi u godit nga lëkundje të forta sizmike ç’ka shkaktoi dëme dhe panik te qytetarët.
Në qytetin e Durrësit dhe njësite administrative janë dëmtuar 353 banesa dhe apartamente.





