Mbledhje jashtë radhe e Këshillit Bashkiak Durrës për emergjencat civile. Ky do të jete fokusi i mbledhjes së paralajmëruar për t’u mbajtur pasditen e sotme, në orën 17.00.
Kjo është mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Durrës dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe ku shumicën absolute e kanë socialistët. Në mbledhje pritet të miratohet një fond që do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
Durrësi dhe Shijaku janë dy bashkitë në të prekura nga tërmetet e së shtunës, ndërkohë që rreth 450 banesa janë të dëmtuara në të dy bashkitë, ndërsa 15 deri në tani konsiderohen të pabanueshme.





