Ministria e Mbrojtjes u bën apel të gjithë qytetarëve që të mos mashtrohen nga lajmi që po qarkullon në disa portale, të cilat shkruajnë se në orën 23:30 është parashikuar të bjerë një tërmet me përmasa të mëdha.

Përmes një reagimi, Ministria sqaron se nuk ka asnjë mekanizëm për të parashikuar tërmetet, ndërsa apelon qytetarët që të ruajnë qetësinë.

Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rremë mbi parashikimin e një tërmeti me përmasa, në orën 23.30. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqëdashëse dhe përhapëse paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tillë shkencor nga asnjë institucion shkencor”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Edhe Kryeministri Rama thotë që ky është një fakenews për të përhapur panik dhe që thjesht duhet neveritur.