44 persona janë dërguar në Spitalin e Traumës, pasi kanë pësuar lëndime nga dy tërmetet e fuqishme të rëna sot në Republikën e Shqipërisë.

Fatmirësisht raportohet se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por, situata paraqitet e ndërlikuar në disa pallate të kryeqytetit. Disa persona janë bllokuar në ashensorët e pallatave dhe zjarrfikësit po luftojnë për t’i shpëtuar.

Kujtojmë që dy banorë të Ndroqit u dërguan në Spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të marra.

Brenda 15 minutave u regjistruan 2 tërmete të fuqishme në Shqipëri. Intensiteti i tërmetit të parë ishte 5.8 ballë, shkalla Rihter 5.5 Epiqendra e tërmetit të parë ishte në Kepin e Rodonit, 1 km larg Durrësit dhe me thellësi 30 km. Valët e tërmeteve janë ndjerë dhe Kosovë, Greqi dhe Itali.