Dy lëkundje të forta tërmeti kanë lëkundur pasditen e sotme Durrësin e Tiranën, por edhe qytetet e tjera të vendit.
Nga të dhënat e para raportohet edhe për disa persona të lënduar. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Detin Adriatik dhe me magnitudë 5.8 ballë.
Por pak minuta pas tërmetit të parë, qyteti i Durrësit, Tirana, Elbasani dhe disa qytete të tjera u tronditën sërish nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.6 ballë duke krijuar panik dhe frikë në popullatë.





