Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Durrësin pak minuta më parë. 

Tërmeti është ndjerë i frikshëm sidomos në katet e larta të pallateve, ku lëkundjet e forta vijuan për të paktën një minutë.

Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Durrësin vitet e fundit.

Njerëzit u mbërthyen nga paniku, dhe shumë prej tyre u derdhën në rrugë sapo lëkundjet ndaluan.