Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, ka pritur në takim një delegacion të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shoqëruar dhe nga përfaqësues të misionit ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal).
Kreu i APD-së, z.Tare, i njohu të pranishmit me situatën e sigurisë në portin më të madh të vendit, si dhe për masat e marra në bashkëpunim me të gjithë institucionet që operojnë në hapësirën portuale.
Pas takimit në ambientet e APD-së, delegacioni dhe përfaqësuesit e ICITAP zhvilluan vizitë edhe në Terminalin e Trageteve.





