Avokati i ish-mnistrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia zbulon arsyet e vonesës prej gati pesë orësh të trupës gjykuese për dhënien e vendimit.
Haxhia tha se me shumë gjasa vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar, dhe jo veç dispozitivi, siç ishte menduar më parë.
Haxhia vlerësoi edhe praninë e përfaqësueve nga Ambasada e SHBA dhe ndërkombëtarë të tjerë në seancën e sotme.
“Menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar.
E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veç se të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”, u shpreh Maks Haxhia për emisionin "Open".





