Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ftuar palët politike në Shqipëri në një tryezë për reformën zgjedhore, e cila do të mbahet më 25 shtator.
Ajo thotë se është e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore në kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe ato të palëve.
Në takim do të diskutohet mbi epërsitë dhe dobësitë e sistemeve kryesore zgjedhore si dhe pritshmëritë dhe sfidat në kontekstin shqiptar.





