Në kalatën 6 (terminalin e kontejnerëve) të portit të Durrësit është ankoruar ditën e sotme anija tregtare “Spirit of Tokyo”, e cila do të eksportojë 512 kontejnerë.
Anija me flamur britanik është një nga më të mëdhatë e ankoruara ndonjëherë në portin më të madh në vend.
“Spirit of Tokyo” është 210 metër e gjatë dhe ka tonazh maksimal 34 641 ton DWT.





