Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet, të cilat pretendon se provojnë arrestimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, Prokuroria e Përgjithshme kërkon zyrtarisht dokumentet. Në një letër dërguar sekretarit të Përgjithshëm, Prokuroria kërkon dokumentet për Babanin.
Ditën e sotme, PD nxorri dokumentet ku rezulton se Mark Babani, nën identitetin e dytë Saimir Marq Babaj ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Siçili, që merreshin me vjedhje automjetesh.
Sipas Partisë Demokratike, dokumenti është nxjerrë nga autoritetet italiane dhe se emri “Marq Babaj” është arrestuar më 4 prill 1994.
PD ka nisur prej ditësh akuzat ndaj Mark Babanit. Vetë kreu i Bashkisë Vau i Dejës, e ka mohuar diçka të tillë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.





