Si sot 21 vite më parë, Tirana përjetoi një nga ato situata të ngjashme me trazirat e vitit 1997. Pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe ditën kur do të kryhej edhe ceremonia e varrimit, militantë të Partisë Demokratike sulmuan Kryeministrinë, e cila drejtohej nga Fatos Nano.

14 shtatorin e vitit 1998, edhe disa eksponentë të politikës opozitare në atë kohë sulmuan Radio Televizionin Shqiptar, duke detyruar gazetarët të japin lajme, që sot njihen në gjuhën “Fake News”.

Por, pamjet e transmetuara në atë kohë, shumë nga të cilat edhe në mediat e huaja, janë një tjetër memorie për shqiptarët, që patën kaluar atë çfarë ndodhi në trazirat e vitit 1997 me armë e vrasje, me zjarr e luftë në të gjithë vendin.