Një zjarr i madh ka rënë në qendër të Golemit, në Kavajë, mbrëmjen e sotme. Flakët e mëdha duken nga bregdeti i Durrësit, ndërkohë që zjarrit i ka paraprirë një shpërthim. Mësohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në linjën e tensionit të lartë 120 KW.
DurrësLajm mëson se mjete të zjarrfikëses së Kavajës janë nisur drejt vatrës së zjarrit dhe po punojnë për fikjen e tij.
Ndërkohë, një zjarr i madh u regjistrua pasditen e sotme në ShënVlash, në një sipërfaqe me bimësi. Fatmirësisht, zjarrfikësit mundën ta vinin shpejt nën kontroll.





