Kallëzohet penalisht ish-kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira, e LSI-së.
Kallëzimi është bërë nga kryetari aktual i Bashkisë Përrenjas, Nuri Belba.
Miranda Rira akuzohet për "Shpërdorim detyre", për procedurën e ndjekur nga Bashkia drejtuar aso kohe nga Rira, për “Ndërtimin e fushës së re të sportit, bashkia Prrenjas”, sipas paditësit, realizuar në kushtet e shkeljes ligjore.





