Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në faqen zyrtare të Kancelarisë në Instagram, mësohet se Rama i ka dhuruar librin e tij të fundit me piktura.

“Kancelarja Merkel priti në Kancelari Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli Kancelares librin e tij të fundit si dhuratë”, shkruhet krahas fotos.

Ndërkohë më herët, kreu i qeverisë tha se kancelarja kishte dhënë vlerësime pozitive ndaj Shqipërisë.