Mbi të gjitha komentet dhe aludimet që po bëhen ditët e fundit për një koalicion PS-PD ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion”. Ai u shpreh kategorisht kundër një koalicioni të tillë.
“Në të gjithë vlerësimin tim një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse një “colpo di grazia” (goditja e mëshirës) për sistemin shqiptar, “goditja e mëshirës” për atë që deri dje quhej si demokraci dhe që sot nuk është, por që një koalicion i tillë do të shuante çdo shpresë për cdo shqiptar për të marrë shtetin ligjor.
Nëse do të behej një koalicion do të përjetohej celikosja e këtij narkoshteti. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të tillë me PS që krijoi këtë sistem. PD duhet të vijë në pushtet me votat e shqiptarëve” – tha Berisha.





