Aknet janë një problem kompleks. Nëse trajtimet me kremëra nuk ju kanë sjellë përmirësime, është koha të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit.

Ja cilat janë 7 ushqimet që përkeqësojnë aknet:

Produktet e qumështit 

Fajin e kanë hormonet te produktet e qumështit.

Sheqeri

Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat. Hani fruta dhe nëse doni patjetër diçka të ëmbël, zgjidhni mjaltin.

Kafeja

Në kokrrat e kafesë gjendet një acid organik, i cili rrit nivelet e kortizolit. Kortizoli njihet si hormoni i stresit dhe mund të veprojë si androgjen, duke stimuluar gjendrat dhjamore dhe inflamacionin.

Buka

Nëse jeni të prirur të keni akne, buka, bagetat, kruasantët e përkeqësojnë situatën. Gruri shkakton inflamacion dhe për të larguar problemin e akneve, duhet të largoni inflamacionin nga trupi.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit bllokon poret rreth gojës dhe krijon një lloj inflamacioni përreth faqeve dhe vijës së nofullës.

Kikirikët

Kikirikët përmbajnë një androgjen, i cili përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e infeksionit. Kikirikët e bëjnë përgjithësisht lëkurën më të yndyrshme.

Soja 

Nëse keni akne përreth gojës dhe përgjatë nofullave, shkaktar mund të jenë estrogjenët të gjendur te soja.