Presidenti Ilir Meta, do të dalë në një konferencë për mediat në mbyllje të vizitës faktmbledhëse të delegacionit të Venecias në Tiranë.
Konferenca është njoftuar në orën 17:00 në ambientet e Presidencës, ku mësohet se Meta do të jetë i hapur dhe për pyetje nga gazetarët.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në njoftim.
Delegacioni i Komisionit të Venecias ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës për t'u njohur me pretendimet e palëve mbi nismën për shkarkimin e presidentit Meta.





