Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët e Kombëtares Kuq e Zi turp dhe marrëzi!

Në një postim në Facebook, Vasili reagon pas deklaratës së futbollistit Andi Lila i cili tregoi në emisionin “Procesi Sportiv”, se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, u ka hequr pasaportat diplomatike futbollistëve shqiptarë të cilët ishin pjesë në Europian, që u dekoruan në vitin 2016.

POSTIMI I PLOTË

Heqja e pasaportave diplomatike per heronjte Kombetares Kuq e Zi turp dhe marrezi!

Nuk kane nevoje djemte e shkelqyer te Kombetares per pasaportat diplomatike ,por ka nevoje shteti per ti dhene vlere asaj pasaporte.

Andi Lila me shoke ju jeni heronjte tane qe mbrojtet simbolet ne mes te Beogradit.

Dhe ky Edi Rama qe i jargavitej Kombetares kur kualifikohej ne Europian qe te rrembente ndonje llokme lavdie.Turp e faqe e zeze.

P.S Nuk besoj se ky Edi Rama do te kete fytyre ti afrohet më Kombetares,pas ketij turpi qe nuk shlyhet dot kurre.