Ashtu siç ishte përcaktuar, presidenti Ilir Meta shkoi sot në Komisionin Hetimor që është ngritur posaçërisht për shkarkimin e tij. Meta ishte i përpiktë me orarin e vendosur nga Kuvendi, duke shkuar aty para orës 10:00. Ka qenë Ulsi Manja, kryetari i këtij komisioni ai që hapi mbledhjen, ndërsa në unanimitet u ra dakord dhe rendi i ditës. Manja sqaroi edhe planin që do të ndjekë ky komision, ndersa i shpjegoi atij procedurat që do të ndiqen.
“Ndarja e pushteteve nuk është dispozitë që mund të lexohet lirisht. Por është filozofi drejtimi, e ushtrim kompetencash. Kushtetuta nuk përcakton detaje për ushtrimin e kompetencave, por janë krerët e shteteve ata që vetëpërmbahen në ushtrimin e tyre. Ky sistem i adoptuar nga Kushtetuta, përpara kërkesës së luajitetit, shpreh interes të ndërsjellët ndaj secilit institucion. Këto ishin disa konsiderata të miat për çështjen në shqyrtim. Duke shpresuar në bashkëpunimin e anëtarëve sot, ju ftojmë që t'i krijojmë mundësinë presidentit që të shprehet në lidhje me hetimin”, pohoi Manja, duke shtuar me tej se mbledhja e gjitha do të inçizohet.
Kujtojmë se pas kërkesës së Kuvendit për të qenë i pranishëm para Komisionit, Meta iu përgjigj pozitivisht, duke konfirmuar kështu prezencën e tij, ku po merret në pyetje në lidhje me zhdrekretimin e 30 qershorit si datë zgjedhje, për të vendosur një tjetër të re.
Meta shoqërohet nga Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri, Këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj si dhe këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.





