Prefektura e Qarkut të Durrësit ka ngritur një grup pune me në krye, Oltsen Gripshin për të kontrolluar sigurinë e institucioneve shkollore të sistemit parauniversitar, në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2019-2020.
Pjesë e kësaj Task Force të ngritur nga prefekti Roland Nasto është edhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor si dhe drejtoria e Zjarrfikëses së qytetit.
Gripshi thotë se ky kontroll ka të bëjë me sigurinë e godinave, higjinës, pastërtisë, rregullin dhe gjithçka që ka të bëjë me mbarëvajten e procesit mësimor.
Sipas tij, shkollat e qarkut të Durrësit janë në një standart të arrirë por që ka përsëri gjëra për të përmirësuar.
Ndërsa Fatmir Tare nga Drejtoria Zjarrfikëse tha se këtë vit shkollat publike dhe jo publike i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë përmirësimit të kushteve dhe mjeteve të mbrojtes nga zjarri për t’iu garantantuar nxënësve siguri në këto institucione.





