Pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku një 66-vjeçar humbi jetën pas një incidenti në punë ka reaguar Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Në njoftimin e bërë publik, Konfederata i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës me iniciale J.M., dhe ngre akuza, pasi sipas saj kemi të bëjmë me manipulim të ngjarjes.
Sindikata kërkon arrestimin e pronarit të kantierit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Deklarata e plotë e Konfederatës:
Siguria ne pune merr nje tjeter jete, u tentua manipulimi i ngjarjes.
Edhe 100 puntore te punojne ne objekte te tilla, fatkeqesisht do kene perfundim tragjik.
Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune kete te shtune ka shkaktuar tragjedine e radhes. Pavarsisht dyshimeve apo manipulimeve objekti, kantjer ndertimi eshte nje grehine e vertete.. Nje zgafelle ndertimi ne qender te Tiranes.. anash bulevardit te ri me te cilin te gjithe mburremi, por para tij te gjithe i mbyllin syte.
Nje punetor ndertimi 66 vjecari me iniciale J.M dyshohet se eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme dhe ka gjetur vdekjen ne nje objekt ne rrugen 5 maji ne Tirane.
Konfederata e Sindikatave te Shqiperise i shpreh ngushellimet familjes viktimes dhe kerkon te zbardhen rrethanat e ngjarjes. Shkaktaret qe lejojne kantjere katraure, qe marrin jete puntoresh, ne qender te Tiranes, duhet te perfundojne prapa hekurave. Inspektoriati i Punes eshte kthyer ne mbledhes statistikash dhe ka humbur misionin e tij parandalues.
Me tragjik kete ngjarje e ben fakti se ka pasur perpjekje per fshehjen e saj. Policia dhe prokuroria te prangosin pronarin e kantierit. Skllaverimi i punetoreve minon procesin integrues.





