Kryetari i Departamentit të Pushtetit Vendor pranë PD-së së Durrësit, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook problematikat e këtij sezoni veror që është drejt fundit. Sipas tij, era e fekaleve dhe helmi i lëshuar nga djegia e mbeturinave në Porto Romano shoqëronin vaktet e turistëve të huaj në Durrës.

Vokopola kërkon nga bashkia e Durrësit jo më show fotografik të pastrimit të qytetit, por një strategji se si qyteti bregdetar të bëhet i jetueshëm për banorët e tij. Postimin e tij, Vokopola e shoqëron edhe me një meme te logos së bashkisë Durrës!

Postimi i plotë i Petro Vokopolës:

Ne vendin me te frekuentuar te Durresit, ish shetitorja Vollga, eshte kthyer ne "tradite" tashme derdhja e ujerave te zeza ne det rreth 10 m larg restoranteve "vip" me te frenkuentuara. Imagjinoni miq situaten e qindra turisteve te huaj e vendas qe gustonin pjatat e peshkut me nje ere te tmerrshme fekalesh. Dhe nga ana tjeter e Durresit vjen helmi i djegieve te mbetjeve nga zonen e Porto Romanos. Kjo ishte panorama e vertete e ketij sezoni turistik qe sapo kaluam. Nderkohe rrogtarja e perkohshme Bashkiake vazhdon nje show fotografik se po pastron qytetin. Bashkia e Durresit ka qindra punonjes komunaleje Zonje, te cilet pagohen cdo muaj nga xhepat tone dhe eshte detyre e tyre te bejne ate pune te perditshme per te cilen kane pranuar te pagohen. Detyra e juaj eshte te ngreni strategji se si ky qytet te behet i jetueshem per qytetaret e tij duke i kthyer normalitetin e ku cdo gje te shkoje ne vendin e saj dhe duke e gjelberuar sic duhet.