Në një postim në Facebook, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha, i cili sipas saj duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Hajdari shkruan se Basha po tenton të arrijë një tjetër marrëveshje të re me kryeministrin, Edi Rama.
POSTIMI I PLOTË
Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare.
Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.





