Keli Kërtusha është drejtoresha e re e kabinetit në bashkinë e Durrësit. 28-vjeçarja nga qyteti bregdetar është diplomuar në Albanian University në degën Financë-Bankë dhe ka dhe një master në Menaxhim Bankar.
Për gati 4 vite me radhë, ajo ka punuar pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor në pozicionin e specialistes së Ekonomisë dhe specialistes së auditit të qendrave shëndetësore. Kërtusha është zotëruese e 4 gjuhëve të huaja; anglisht, frëngjisht, italisht dhe spanjisht.
Pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, që më parë është mbajtur për 12 vite me radhë nga Lavdosh Beqiraj, Kërtusha shprehet për “DurrësLajm” se, ndjen përgjegjësinë e madhe të postit që i është besuar dhe se do të bëjë më të mirën e saj për të përmbushur besimin që kanë pasur tek ajo.
M.B.





