Nazif Tivari, administratori i një fabrike të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, në Durrës përmes një statusi në Facebook, ngre alarmin për abuzimin që bëhet nga blegtorët me qumështin. 

"Sot u kthyen mbrapsht nga qendra e grumbullimit Qumeshtit 2000 litra qumesht. Qumeshti kishte 210 litra uje i shtuar, i fallsifikuar, u shqetesova shume duke dale komplet jashte karakterit tim duke bertitur, por edhe lot me dilnin nga ngasherimi. Pse ky vendi im keshtu? Pse shtojne uje e kripe per te fallsifikuar qumeshtin?",– shkruan Tivari.

Specialisti i produkteve të bulmetit kërkon nga Ministria e Bujqësisë hartimin e ligjit që kalon për ndjekje penale falsifikatorët e qumështit me ujë. 

Postimi i Nazif Tivarit:

Sot u kthyen mbrapsht nga qendra e grumbullimit Qumeshtit 2000 litra qumesht 
Qumeshti kishte 210 litra uje i shtuar , i fallsifikuar , u shqetesova shume duke dale komplet jashte karakterit tim duke bertitur , por edhe lot me dilnin nga ngasherimi 
Pse ky vendi im keshtu ? Pse shtojne uje e kripe per te fallsifikuar qumeshtin ?
E vuaj shume jo per mua 45 vjet me industrine e perpunimit qumeshtit , por pse ku kam qene jashte emigrant ne fermat , as behej fjale jo per ujin , kripen , por flitej shume se cfar ushqimi i kane dhene kafshes e rrezja e prodhimit te djathit te dale sa me e lart 
Po perpunuesi i qumeshtit punon per mbijetese, te perballo importin me djathera te lire e shtesa , te perballoj qumeshtin e fallsifikuar nga fermeret si ky rast , apo te perballoj gjobat si puna ime 69 vjec e duhet te punoj deri ne 75 vjec , per te lare gjobat e nje palo tatimori per dy fermere 
A DUHET TE KETE NJE LIGJ PER NDJEKJE PENALE PER FALLSIFIKATORET E QUMESHTIT ME UJE ? 
Kete e ka EU e duhet sa me shpejt edhe nga Min Bujqesise Edhe para viteve 90 ky ligj ishte pamvaresisht se nuk u zbatua asnjehere . Po Sot?