Duke filluar nga data 9 shtator, në afro 240 shkolla të vendit do të zhvillohen "inspektime të rastësishme". Ministrja e Arsimit Besa Shahini, në një mesazh për mesuesit dhe drejtuesit e shkollave tha se e gjithë infrastruktura në shkolla duhet të jetë gati.
"Përshëndetje mësues dhe drejtues shkollash. Jemi në prag të vitit të ri shkollor dhe duam që më 16 shtator të jemi sa më të përgatitur për të filluar mësimin.
Duke filluar nga data 9 shtator ekipet e Ministrisë së Arsimit do jenë në terren duke vlerësuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Do të jemi në 240 shkolla, të përzgjedhura rastësisht kështu që mund të jemi edhe te shkolla juaj. Do shohim gjithçka nga klasat, shpërndarja e teksteve falas, regjistrat, gjithçka që të jemi gati që më 16 shtator të fillojmë mësimin", shprehet Besa Shahini.





