Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe shira të herëpashershme.

Temperaturat do të luhaten nga 13 gradë Celsius minimalja, në 32 gradë Celsius vlera maksimale.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.