Akademiku dhe ish-deputeti i Durrësit, Moikom Zeqo prej disa ditësh ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai vuan nga leuçemia dhe prej disa vitesh ka marrë mjekime në spitalin shtetëror, por së fundmi gjendja e tij shëndetësore është rënduar ndjeshëm dhe madje tashmë organizmi nuk pranon as mjekim.
Mjekët thonë se gjendja shëndetësore e akademikut Zeqo është e rëndë.
Prej vitesh, ai është kuruar me keuçemi akute, por sëmundja ka avancuar së tepërmi dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.





