Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë pasditen e sotme, në orën 18:00, gjithë të deleguarit e PD në qarqe. Ndërkohë, të enjten në orën 13:00, kreu i demokratëve ka thirrur në një takim edhe aleatët e tij opozitarë. Këto takime të njëpasnjëshme të opozitës vijnë me nisjen e sesionit të ri politik, ku edhe opozita duket se ka nisur përgatitjet për aksionin e radhës.

Basha ka paralajmëruar rikthimin e protestave masive në shtator, por deri më tani nuk është zbuluar asnjë detaj rreth aksionit opozitar. Raportohet se këto takime konsultative mund të çojnë në vendosjen e një date për zhvillimin e protestave.

Gjithashtu PD dhe aleatët do jenë në një takime intensive me qytetarët në të gjithë Shqipërinë kjo edhe për faktin se PD tashmë ka një platformë qeverisjen që do i prezantohet çdo qytetari nga vetë Basha nga takimet që në të gjithë Shqipërinë. Pritet të nisë një tur takimesh. Takimet vijnë në një periudhë kur Tiranën pritet ta vizitojnë zyrtarët të lartë evropianë, por edhe nga SHBA. Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik do vizitojë Tiranën për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizës politike.