Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook, ka njoftuar se sot është çelur thirrja e dytë për punësimin e ekselentëve.

Sipas Ramës, kjo është një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës. Janë 219 pozicione të lira pune dhe afati i aplikimit është deri më 20 shtator 2019.

Thirrja e Kryeministrit Edi në Facebook:

THIRRJA E DYTE për punësimin e ekselentëve u çel sot

Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës. Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015

#PaktipërUniversitetin
#ShqipëriaqëDuam☀