Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë vendimin për prokurorin Besnik Muçi. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues.
Seanca e radhës do të mbahet më 20 shtator.
Muçi u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut më 1 gusht 2018, ndërsa pak javë më pas komisioneri bëri ankim duke kërkuar shkarkimin me argumentin se nuk arrin të justifikojë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive.
Ndërsa u përzgjodh në SPAK, Besnik Muçi kandidon edhe për gjyqtar kushtetues dhe emri i tij është konfirmuar edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.





