Kur ende nuk është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Durrës, dalë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryetari Alfred Mullaraj po shkon drejt rikandidimit.

Burime nga PS lokale konfirmojnë se Mullaraj është e vetmja kandidaturë për këtë post dhe pritet të rizgjidhet edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar.

Kujtojmë se Mullaraj e ka mbajtur këtë post në vitet 2015-2019, ndërsa është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak. Këshilli i Qarkut Durrës ka gjithsej 16 anëtarë.