Një vatër zjarri është konstatuar pak minuta më parë te Ura e Dajlanit, në Durrës.

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer tek disa mbeturina të hedhura anës rrugës dhe tymi është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Policia Bashkiake bën të ditur për DurrësLajm se janë marrë masat për bllokimin e trafikut dhe largimin e këmbësorëve. Siç shihet edhe nga pamjet filmike që po publikon DurrësLajm, situata e krijuar dukej e rëndë nga retë e tymit që ngriheshin në ajër.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e portit, që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm.