Këshilli Lartë i Prokurorisë ka miratuar buxhetin e vitit 2020 me 10 vota pro. Ky është viti kur këshilli do të bëjë edhe investimet më të mëdha, e për këtë arsye i nevojiten 230.7 milionë lekë.

Vetëm për pagat dhe sigurimet shoqërore të stafit do të përdoren 120 milionë lekë.

30 milionë janë shpenzime operative dhe 80 milionë lekë janë për investime.

Për vitin 2021, KLP kërkon më pak para, rreth 165 milionë lekë dhe në vitin 2022 – 160 milionë lekë.

Në këto tre vite pagat e punonjësve të këtij institucioni nuk do të rriten.