Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njoftoi se të dielën në mbrëmje u shpëtuan katër shqiptarë që kishin mbetur të bllokuar në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. 

Në orën 21:05 u njoftua salla e QNOD-së se një mjet me flamur shqiptar me 4 persona ne bord ishte përplasur dhe ishte çarë brenda shpellës së Haxhi Alisë në Karaburun.

Pas marrjes së informacionit rreth orës 21:05 nga Kapitaneria e Portit të Vlorës, Policia Kufitare dhe Kapitaneria organizuan operacionin e kërkim shpëtimit, ku pas kërkimit në shpellë dhe në tokë arriti t'i gjejë personat.

Siç njoftohet nga Drejtoria e përgjithshme Detare, të katërt personat ishin shëndoshë e mirë dhe kishin dalë në tokë pasi anija e tyre ishte fundosur.