Një tjetër vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme Krujë. Mësohet se një sipërfaqe me pisha është përfshirë nga flakët në fshatin Zgërdhesh.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa zjarri deri në këto momente ka përfshirë rreth 4 hektarë.

Ndërkohë, për shkak të terrenit zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë.