Gjendet e plagosur me armë zjarri në kokë një grua 61-vjeçare në Durrës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen 14, Shkozet, ku e plagosur ka mbetur shtetasja Rufajete Azisolli.

Burimet policore bënë ditur për “DurrësLajm”, se e plagosura është në gjendje të rëndë dhe për shkak të gjendjes në të cilë ndodhet, u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe është ndalur në dy pista: plagosje ose vetëplagosje.