Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 6 nga 8 të arrestuarit e falsifikimit të biletave të urbanëve, ndërsa vetëm 2 janë lënë në masën arrest me burg. Konkretisht Gjykata la në masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Allarajn dhe Aldi Dukën, dispeçer i linjave të autobusëve.

Sipas prokurorisë, të paktën për tre muajt e fundit operatorët e transportit publik të linjave kryesore në kryeqytetit kanë operuar me bileta të falsifikuara duke i përfituar të ardhura të konsiderueshme dhe duke shkaktuar një dëm të rendë ekonomik.

MASAT E SIGURISË:

Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash, “arrest në burg”.

Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, ekonomiste në një shoqëri autobusash, “arrest në shtëpi”.

Albana Vrapi, bashkëshortja e Fatos Vrapit, “arrest në shtëpi”.

Ferdinand Ibrahimi i firmës “Ferlut”, “arrest në shtëpi”

Anastas Ibrahimi, administratori i linjës së Unazës, “arrest në shtëpi”

Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë, “arrest në shtëpi”, duke pranuar garancinë pasurie dhe lënien “peng” të pasaportës.

Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash,

Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë që ka në pronësi linjën e Porcelanit, “detyrim paraqitje”.

Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash, “arrest me burg”.