Riaktivizohen vatrat e zjarrit në zonën e Delvinës, tre shtëpi janë djegur në fshatin Kardhikaq.

Mësohet se flakët që po përparojnë me shpejtësi kanë përfshirë tre shtëpi dy katëshe në këtë fshat, përgjatë aksit rrugor Qafa e Muzinës – Delvinë, duke i shkrumbuar plotësisht. Nuk raportohet për persona të lënduar, pasi pronarët e banesave ndodhen në emigracion.

Zjarri ka përfshirë qindra hektarë kullota, pemë frutore dhe masive pyjore në dy bashkitë, atë të Delvinës dhe Finiqit.

Prej ditësh zjarrfikëset po luftojnë me flakët, por përmasat e zjarrit janë tepër të mëdha dhe nevojitet ndërhyrje urgjente nga ajri.