Ditën e sotme, më 29 gusht, ka ndërruar jetë Josif Xhufka, ish-basketbollist i Lokomotivës së Durrësit.

Josif Xhufka studioi biokimi në vitet 1962-1966. Në periudhën pasuniversitare punoi si mësues biologjie në shkollën "Dalip Tabaku", e më pas punoi si inxhinier kimist ne NISH Kimiken e Porto Romanos deri sa doli në pension. Studioi dhe përvetësoi, në mënyrë autodidaktike gjuhët e huaja, anglisht dhe italisht.

Temperamenti i tij i shkathët, bëri që të zgjidhej nga mjeshtri i basketbollit, Prof. Dhimitraq Goga, për të luajtur sportin e bukur të basketbollit. Nën drejtimin e trajnerit dhe mjeshtrit Dhimitraq Goga, skuadra ku luante Josifi, shkëlqeu dhe doli për disa vite Kampion.

Pas një sëmundje të rëndë, sot u nda nga gjiri i familjes dhe i miqve Josif Xhufka. Varrimi bëhet nesër, datë 30 gusht, në orën 10.00.