Pa u mbushur ende 24 orë nga urdhri i dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, dorëhiqen 7 drejtorë në Shkodër.

Kadri Ymeri, drejtor te zyra vendore e Arsimit

Astrit Beci, drejtor i Shëndetit Publik

Mustaf Kraja, drejtor i Bujqësisë

Luan Heta, drejtor i Hidrocentralit

Agim Dardha, drejtor i zonave të Mbrojtura

Edmond Emini, drejtor i Postës dhe kryetar i PS-së Shkodër

Dhe pritet gjithashtu Ardian Dajti, drejtor i Spitalit Shkodër

Një ditë më parë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër, tha se është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë, dhe prioritet për plotësimin e vendeve vakante do të kenë femrat.