Shtyhet sërish me 30 ditë fikja e transmetimeve analoge në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Kalimi në dixhital i parashikuar për më 1 shtator, do të nisë në fillim të tetorit.

Në një deklaratë për media, kreu i AMA-s, Gentian Sala, deklaroi se ky vendim është marrë pas një sondazhi të bërë, në të cilën ka rezultuar se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.

Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë”, tha kreu i AMA-s.