Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nisur këtë fund gushti një tjetër aventurë. Kreu i Shtetit ka vendosur të ngjitet në majën më të lartë të Shqipërisë, përkatësisht në Malin e Korabit.

Meta ka nisur rrugën drejt Korabit që pasditen e djeshme, ndërsa sot njofton se bashkë me të është edhe ish-futbollisti i Korabit të Peshkopisë, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku.

“Me ish-futbollistin e Korabit të Peshkopisë, Bes Kallaku, drejt majës së Korabit”, shkruan Meta.

Mali i Korabit është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Republikës të Maqedonisë dhe maja më e lartë në Shqipëri, me një lartësi prej 2751 metra nga niveli i detit.