Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në Facebook disa foto nga pastrimi që po kryhet në disa prej bashkive të vendit.

Kreu i qeverisë shkruan se nuk kanë të mbaruar kodrat me plehra, të krijuara në një periudhë të gjatë braktisjeje të detyrës e të shërbimeve ndaj komunitetit, në bashkitë ku 30 qershori i hapi rrugë një katërvjeçari qeverisjeje të përgjegjshme.

POSTIMI I RAMËS

Në Pogradec, Vaun e Dejës, Mat, Kukës, ku s’kanë të mbaruar kodrat me plehra, të krijuara në një periudhë të gjatë braktisjeje të detyrës e të shërbimeve ndaj komunitetit, në bashkitë ku 30 qershori i hapi rrugë një katërvjeçari qeverisjeje të përgjegjshme, me sytë tek e ardhmja e tek qytetarët pa dallim.

#ShqipëriaqëDuam