Pas takimit me me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU, për Europën Katja Leikert dhe Ambasadorin austriak Johan Sattler, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për çështjen Kajmaku.

Basha tha se Kajmaku ka llogari të hapura me drejtësinë greke por tashmë pas kandidimit në zgjedhjet e 30 qershorit edhe me drejtësinë shqiptare, pasi sipas tij ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

"Bëhet fjalë për dhjetra kryebashkiakë. Duhet të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që Kajmaku është shkelur dekriminalizimin. Duhet të dënojë heshtjen e Prokurorisë, si një shtojcë e Ramës, Ka 24 orë që hesht. Pse hesht Arta Marku. Rekorde zyrtare që Kajmaku është i dënuar janë publikuar. Heshtja e Ramës dhe Prokurorisë tregojnë që Kajmaku ishte i dënuara dhe e dinin. Ai nuk mund të kandidohej duhet dhe ka llogari të hapura edhe me drejtësinë shqiptare. Paralizë e sistemit të drejtësisë. Si Jorgo Kajmaku apo Valdrin Pjetri, nuk kemi të dhëna se kanë nisur procedurat për të. Mbrohen nga Rama është një problem i madh për ekonominë tanë. Këta vjedhin pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bizneset. Ata promovohen nga Rama", ka thënë Basha.