Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar sot një tjetër video mbi mënyrën se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta. CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit”, thuhet në postimin e Ambasadës, bashkëngjitur videos.