Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka dalë në mbrojtje të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është vënë ditët e fundit në shënjestër të opozitës, që e akuzon se ka paguar faturat e hotelit 700 euro/nata.

Lidhur me këtë, deputetja Hajdari shkruan në “Twitter” se nuk është normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj.

“Ndonëse GjonajEtilda është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë”, shkruan Hajdari.