Vrasja e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, pak ditë më parë, tronditi opinionin publik. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ish-kandidatja për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari, e cila, përmes një statusi në Facebook, deklaron se të jesh prind i mirë në vendin tonë është thuajse mision i pamundur.
Duke iu referuar shoqërisë shqiptare, ku ligjin e bën më i forti, ndërsa i ndershmi duhet të nënshtrohet Sakollari shkruan: Dhe ne si prindër jemi të pafuqishëm t’i mbrojmë, ndaj heshtim. Ata na shohin, e mësohen të heshtin. Një shoqëri shurdh-memecësh….që takohet në varrimin e njerëzve të pafajshëm…
Postimi i plotë i Valbona Sakollarit:
Të jesh prind i mirë është mision i vështirë, por në Shqiperinë e sotme është gati e pamundur. Sot nuk dimë çfarë t’u themi fëmijëve, sepse nëse i edukon që të jenë punëtorë e të ndershëm, duket sikur po i hedh të papregatitur në xhunglën ku krimineli, hajduti, mashtruesi, vrasësi shpërblehen me prona, tendera=para publike, poste drejtorash, ministrash, kryetare bashkie, drejtues shteti. S’ka polic, hetues, prokuror, gjykatës ti prekë. Si prind, s’të mbetet tjetër veç të lutesh që të mos ndeshen me njeriun e gabuar ose ti shtysh të ikin një orë e më parë nga ky vend. Dhe ne si prindër jemi të pafuqishëm t’i mbrojmë, ndaj heshtim. Ata na shohin, e mësohen të heshtin. Një shoqëri shurdh-memecësh….që takohet në varrimin e njerëzve të pafajshëm…





