Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve një ditë më parë pasi ranë nga skela e një pallati.

Basha shkruan në Twitter se Rama është artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët, i cili nuk e ka përmendur ende rastin e rëndë.

“Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës”.